A do t’i bashkohet LDK, ekipit negociator për dialogun me Serbinë – flet Isa Mustafa

A do t’i bashkohet LDK, ekipit negociator për dialogun me Serbinë – flet Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur rreth mundësisë që kjo parti t’i bashkohet ekipit negociator për dialogun me Serbinë.

Mustafa në konferencën për media ka bërë të ditur se partia e tij, nuk do të jetë pjesë e këtij ekipi, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se LDK do ta përkrahë si opozitë dialogun Kosovë- Serbi.

“Ne jemi të gëzuar që dialogut i kanë dhënë përkrahje ndërkombëtarët, e vlerësojmë këtë dhe po ashtu përkrahja e vazhdueshme e SHBA-së. Ne do ta përkrahim si opozitë, kjo çështje i takon institucioneve, çështje e Qeverisë dhe e presidentit, ne nuk do t’i bashkohemi do ta përkrahim nga opozita”, ka deklaruar i pari i LDK-së.

Gjatë kësaj konference ka folur edhe shefi i grupit të deputeteve të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili mohoi të ketë pasur ndonjë takim me presidentin Hashim Thaçi.

“Jo nuk ka pasur asnjë takim”, ka thënë ai./Insajderi.com