A do t’i përgjigjen pozitivisht PDK-ja ftesës së Kurtit për takim? – flasin nga partia

A do t’i përgjigjen pozitivisht PDK-ja ftesës së Kurtit për takim? – flasin nga partia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për t’u mbledhur në një tryezë diskutimi lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Deputetja e kësaj partie Blerta Deliu-Kodra, në një konferencë për medie, tha se sapo të merret ndonjë vendim lidhur me këtë takim, do t’i publikojnë qëndrimet e tyre.

Deliu-Kodra: Partia Demokratike e Kosovës është duke e diskutuar këtë çështje

“PDK është duke e diskutuar këtë çështje. Natyrisht, ne ende nuk kemi qëndrim të qartë lidhur me takimin e nesërm, por sa po të kemi qëndrim do të dalim si organ i kryesisë lidhur me këto zhvillime”, tha ajo.

Ndryshe, LDK, AAK kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.