fbpx

A do t’i vendos Qeveria taksë 100% Shqipërisë? Përgjigjet kryeministri Haradinaj

A do t’i vendos Qeveria taksë 100% Shqipërisë? Përgjigjet kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shpreson që të zgjidhen problemet e tregtisë që Kosova ka me Shqipërinë, derisa nuk ka pohuar e as mohuar nëse do t’i vendoset taksë edhe Shqipërisë.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Nikolin Jaka ka thënë se qeveria kosovare i ka bërë një paralajmërim të fortë dje qeverisë shqiptare, ku i ka thënë se nëse nuk shikon barrierat e vendosura për disa produkte atëherë brenda dy muajsh do të përballet me reciprocitet nga pala kosovare.

Haradinaj, i pyetur sot lidhur me mundësinë e vendosjes së barrierave tarifore ndaj Shqipërisë, ka thënë se “shpresoj që të zgjidhen këto probleme.”

“Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, por kemi disa mosmarrëveshje që lidhen me tregtinë, për tregun dhe shpresoj që do t’i zgjedhim”, ka thënë Haradinaj.