A do t’ua ndalojë Britania vizat zyrtarëve të korruptuar kosovarë sikur Amerika? Përgjigjet O’Connell

A do t’ua ndalojë Britania vizat zyrtarëve të korruptuar kosovarë sikur Amerika? Përgjigjet O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shkruar se zyrtarëve të korruptuar kosovarë do t’iu ndalohet hyrja në shtetin e tij

Këtë O’Connell e ka bërë të ditur në një koment në rrjetin social “Facebook”, teksa po bashkëbisedonte me qytetarë.

Ai u pyet nga një qytetar nëse Ambasada e Britanisë së Madhe do të veprojë njësoj si ajo e Amerikës për t’i ndaluar vizat zyrtarëve të korruptuar

O’Connell deklaroi se cilido që ka histori kriminale dhe që ka lidhje me korrupsionin, nuk do të mund të hyj në Britani.

Në anën tjetër, Ambasada Amerikane në Kosovë ditë më parë bëri të ditur se ka marrë vendim që të mos ua lëshojë vizat zyrtarëve që akuzohen për korrupsion.

“Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk është duke u mbajtur përgjegjës, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë qartësisht prezent në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme”, thuhej në mes tjerash në deklaratën e Ambasadës Amerikane.