A dobëson distanca sociale imunitetin tonë?

A dobëson distanca sociale imunitetin tonë?

A do të dobësojë distanca shoqërore sistemin tonë imunitar? Përgjigjja e shkurtër është jo.

Disa shqetësohen se mungesa e kontaktit me të tjerët do të dobësojë sistemin e tyre imunitar duke zvogëluar kontaktin e tij aktiv me mikrobet, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

Por edhe kur po qëndrojmë 2 metra larg të tjerëve ose po kalojmë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi, trupat tanë vazhdimisht i përgjigjen shumë baktereve dhe mikrobeve të tjerë që habitojnë në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

“Ne jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj mikrobeve”, tha Akiko Iwasaki, një studiues i sistemit imunitar në Universitetin Yale. “Sistemi ynë imunitar është gjithmonë duke u ngacmuar”.

Efektet e vaksinave të fëmijërisë dhe imunitetit të ndërtuar janë gjithashtu afatgjata, tha Iwasaki, dhe nuk do të zhduken brenda natës sepse ne po mbajmë distancën nga të tjerët gjatë pandemisë.

Ekspertët thonë se kushdo që kërkon të rrisë imunitetin gjatë pandemisë duhet të praktikojë zakone të tilla si menaxhimi i stresit, ushqim i shëndetshëm, ushtrime të rregullta dhe gjumë të mjaftueshëm.

“Këto janë gjërat që ndikojnë në të vërtetë në sistemin imunitar”, tha Iwasaki.

Një vaksinë sezonale e gripit do t’ju ndihmojë gjithashtu të mbroni veten nga një sëmundje tjetër e mundshme. /Insajderi.com