A duhet t’i udhëheq Thaçi bisedimet me Serbinë? – përgjigjja e Fatmir Limajt

A duhet t’i udhëheq Thaçi bisedimet me Serbinë? – përgjigjja e Fatmir Limajt

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë Qeveria nuk e ka dhënë ende vendimin se kush do të udhëheqë këto bisedime.

“Nisma ka problem nëse këto bisedime i udhëheq Hashim Thaçi. Ne kërkojmë që udhëheqësi i këtyre bisedimeve duhet ta këtë besimin e të gjithë partive në Qeveri dhe nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë se të gjithë partitë duhet ta thonë fjalën e vet për çështjen e dialogut.

“Haradinaj ka folur ne emër të partisë së vet. Qeveria, Kuvendi dhe partitë e tjera nuk e kanë dhënë ende fjalën se kush do ti udhëheq këto bisedime”, ka thënë zëvendës kryeministri i Kosovës.

Ai ka shtuar se Nisma do të kërkojë që drejtuesi i bisedimeve të raportojë për çdo gjë që ndodh në Bruksel.