A duhet vaksionuar kundër COVID-19 shtatzënat, flet gjinekologu kosovar

A duhet vaksionuar kundër COVID-19 shtatzënat, flet gjinekologu kosovar

Derisa në disa vende të botës ka nisur vaksinimi masiv kundër Coronavirusit, lindë pyetja nëse rekomandohet që gratë shtatzëna të imunizohen me këtë vaksinë.

Gjinekologu kosovar, Memli Morina ka treguar disa nga arsyet pse nuk rekomandohet një gjë e tillë.

“Vaksina anti-Covid’19 është një vaksinë e re dhe procesi i prodhimit, fabrikimit e vaksinimit është një proces i gjatë që nënkupton edhe komponentën paraklinike edhe testimin tek subjekti, njerëzit. Ky testim nuk është bërë tek shtatzënat dhe kjo është arsyeja pse nuk diskutohet dhënia e vaksinës tek shtatzënat. Jo pse thuhet që vaksina është e rrezikshme, mirëpo vetë fakti që nuk është testuar tek shtatzënat akoma nuk rekomandohet dhënia tek kjo kategori e grave”, tha Morina.

Sipas tij, një tjetër arsye është se nevoja për vaksinën kundër COVID-19 është shumë më e madhe se sa mundësitë që ajo të prodhohet.

“Mund të jetë edhe arsyeja tjetër që nevoja për vaksinë është shumë e madhe krahasuar me ofertën, mundësinë që të prodhohen dhe për këtë arsye janë zgjedh disa kontigjente të popullatës të cilat janë vlerësuar si personat në moshë, personeli shëndetësor dhe ata me sëmundje kronike”, theksoi ai për RTV Dukagjini.

Morina bëri të ditur se shtatzënat mund të vaksinohet kundër gripit sezonal, pasi nuk paraqet asnjë problem./Insajderi.com