A e dini në sa ora është shpallur Pavarësia e Kosovës në vitin 2008, dhe kush e ka nënshkruar i pari deklaratën

A e dini në sa ora është shpallur Pavarësia e Kosovës në vitin 2008, dhe kush e ka nënshkruar i pari deklaratën

Me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ju sjellim 11 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008.

  1. Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta
  2. Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi
  3. Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
  4. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.
  5. Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
  6. Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.
  7. Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë.
  8. Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.
  9. Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
  10. Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.
  11. Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte kishin qenë edhe mediat më të njohura botërore si: CNN, BBC etj./ Insajderi.com