A e ekspozoi tërmeti Shqipërinë si në një shtet para kolpasit nga korrupsioni?

A e ekspozoi tërmeti Shqipërinë si në një shtet para kolpasit nga korrupsioni?

Tërmeti i 26 nëntorit ishte shkatërrues për Shqipërinë.

Pasi përfunduan operacionet e kërkim-shpëtimit dhe numri i viktimave shkoi në 51, tani nuk mbetet vetëm përpjekja për tu siguruar strehim të prekurve nga tërmeti, por edhe hetimet për dëmët që u shkaktuan nga ky tërmet shkatërrues. Prokuroria e Tiranës tashmë ka nisur hetimet.

Tërmeti i fundit e ka ekspozuar Qeverinë lokale, por edhe atë Qendrore, të dyja të drejtuara nga Partia Socialiste para një dyshimi të madh: si lejuan ndërtime jashtë standardeve si dhe  kush i miratoi lejet dhe kush ishin biznesmenët që u lejuan të ndërtonin.  Publiku do të pres edhe gjatë për përgjigje, pasi që Prokuroritë në Shqipëri kanë nisur hetime, por me pikëpyetje të madhe mbetet se a do ti kenë duart e lira që të i zhvillojnë ato hetime nëse ato çojnë drejt njerëzve të besueshëm të Edi Ramës.

Tërmeti i nëntorit në Shqipëri më shumë se sa numrin e madh të viktimave, që rritej nga çasti në çast ngriti edhe shumë pyetje. Kjo katastrofë natyrore a e ekspozoi Shqipërinë si një shtet para kolpasit nga korrupsioni? Nark-shteti, siç njihet së fundi Shqipëria e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës, sa ka gisht në numrin e viktimave? Si u bë që një shtet që ka mbi 100 vite ekzistencë nuk pati as qen për kërkim- shpëtim? As pajisje të domosdoshme për ekipet? As ekspertë për dëmet, që i solli nga Zvicra? Por pyetja kryesore mbetet ende pa përgjigje: A është përgjegjëse për numrin e viktimave mafia e ndërtimit në Durrës që u rrit nën qeverisjen e Partisë Socialiste?InsajderiIndoks