A e ka shikuar Guardiola çfarë bëri Murici në “Fadil Vokrri”? Flet portieri i Kosovës

A e ka shikuar Guardiola çfarë bëri Murici në “Fadil Vokrri”? Flet portieri i Kosovës

Arijanet Murici është shprehur tejet i lumtur për debutimin me fanellën e Kosovës, ndërsa pas ndeshjes tha se shpreson ta ketë parë ndeshjen edhe trajneri i tij te Manchester City, Ppe Guardiola.

Kosova edhe zyrtarisht sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën C në Ligën e Kombeve, pas fitores së madhe kundër Azerbajxhanit prej 4-0.

“Dardanët” janë kualifikuar në “final four” aty ku do të përballen me Maqedoninë. Jam i lumtur që gjendem këtu dhe për debutimin, për arritjen e Kosovës. Është një hap i madh për mua”.

“Kjo skuadër ka një të ardhme dhe mund të arrijë gjëra më të mëdha. Nuk e di, shpresoj që po, nuk e di”, tha Murici duke qeshur.