Avokati dhe këshilltari juridik, i specializuar në të drejtën tregtare dhe korporative, Ardi Shita pretendon se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka kopjuar idenë rreth koalicioneve.
“Në ndërkohë, në botën tonë kapitaliste, ideja duhet paguar”, ka shkruar ai.
Shita, përmes një statusi në Facebook, të bërë ditën e djeshme, ka shpjeguar në detaje se si duhet të bëhen koalicionet parazgjedhore.
Ndërsa, pothuajse njëjtë ka shkruar sot edhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.