A është futbolli “i shenjtë”?

A është futbolli “i shenjtë”?

Lojë e bukur? Futbolli duhet të riemërohet si ‘loja e shenjtë’. Në fund të fundit, kjo është mënyra e vetme se si njerëzit që nuk mund të bien dakord ndryshe për ndonjë gjë tjetër në këtë botë përveç sportit.

Pretendimi i Diego Maradonës (i cili dikur ngatërroi dorën e tij me dorën e Zotit) dhe se “futbolli nuk është lojë, as sport; është një fe “, është pasuar nga thëniet e Peles, rivalit tjetër për titullin e lojtarit më të madh të të gjitha kohërave. “Futbolli është si një fe për mua,” tha Pele me një rast, “adhuroj topin dhe e trajtoj si një zot”.

Hyjnitë e besimit muskulor të futbollit, Pele dhe Maradona nuk janë të vetmuar në përkushtimin e tyre ndaj këtij sporti “të shenjtë”. Çdo katër vjet, rituali religjioz që është Kampionati Botëror frymëzon shfaqje transcendente nga lojtarët që ngrihen lart (ndonjëherë edhe në kuptim real). Duke pasur parasysh zellin që kapërcen kungata njëmujore, nuk është për t’u habitur që shumë imazhe të kapura gjatë Kupës Botërore marrin dimension fetar.

Kjo është një pjesë e fotografive të mahnitshme të turneut të këtij viti, që krahasohen me kryeveprat historike të artit.

Yerry Mina / John Singleton Copley “Ngjitja e Jezusit në qiell” (1775)

Sytë e Yerry Mina në zonën e penalltisë në minutën e 40 të ndeshjes së Kolumbisë kundër Polonisë më 24 qershor, duhet të ketë goditur bashkëkombësit si një moment hyjnor. Fotografia e Alex Livesey kap momentin kur trupi i Minas bën kontakt me topin, ndërkohë që të gjithë mbeten të ngrirë si të vdekur në një pikëllim të hapur, sikur të ishin dëshmitarë të një mrekullie. Kjo shihet si një traditë e gjatë e portretizimit të ekzaltimit të Krishtit. Artisti anglo-amerikan Xhon Singleton Copley, sjell një pamje kur Jezusi ngjitet mbi re, por është më pak dramatike apo e mahnitshme në aspektin artistic sesa fotografia e Livesey.

Dyshimi i Neymar / Dyshimi i Thomas i Caravaggio

Çdokush që shfaqet si skeptik rrezikon të emërohet si ‘Thomas dyshues’. Kështu Neymar, i cili ka një reputacion për simulimet e tij, u shemb përtoke pasi u përplas me Miguel Layun në Meksikë më 2 korrik, derisa kundërshtarët sulmuesit brazilian ishin të dyshimtë për lëndimet e tij, nëse ishin të vërteta apo jo. Përplasja e gjyqtarëve, trajnerëve dhe lojtarëve që së shpejti u mblodhën rreth trupit të Neymar, të paduruar për të ditur nëse lëndimi i tij ishte i vërtet apo jo, i bën jehonë portretizimeve te piktura e rrethimit të Krishtit të ringjallur kur një nga dishepujt e tij, Thomas, prek me gisht plagët e tij për të verifikuar vërtetësinë e tyre.

Eiji Kawashima v Vincent Kompany / Giotto

Për të ndaluar një sulm në ajër nga Vincent Kompany i Belgjikës, portieri i Japonisë Eiji Kawashima e gjeti veten duke ndërmarrë disa akrobaci të jashtëzakonshme. Karakteri fluturues i Kawashima, i kapur në një foto emocionuese nga Petr David Josek, pasqyron një portretizim relativisht të rrallë të Krishtit me krahë që fluturon si njeri-zog mbi Shën Francisin, ndërsa ky i fundit merr të njëjtat plagë që Krishti vuajti gjatë kryqëzimit.

 

 

Referi i kryqëzuar / Caravaggio

Një foto e ndjeshme e lojtarëve nga skuadrat angleze dhe kolumbiane duke ndrydhur arbitrin amerikan Mark Geiger pas një serie thirrjesh të diskutueshme ka të gjithë dramën e tensionuar të një kryevepre të stilit barok. Konfrontimet në ndeshjen e 5 korrikut në stadiumin Spartak të Moskës gati zbritën në dhunë në më shumë se një rast. Fotografia e Yuri Kochetkov kap momentin kur Geiger i përvuajtur përpiqej të mbajë një ndjenjë të ekuilibrit, ndërsa një rreth kërcënues sillet rreth tij që ka kuptimin se gjyqtarët mund të kryqëzohen nga mediat për vendime të diskutueshme.

Fytyrat gjysmëfinalistee / Bosch

Një përplasje e fytyrave e kapur në një foto nga Valery Sharifulin e lojtarëve anglezë dhe kroatë që u përplasën me njëri-tjetrin gjatë gjysmëfinales së kësaj jave është po aq karnavaleske po aq groteske, ashtu si në vizionin e pikturës së piktorit holandez Hieronymus Bosch./Insajderi