
Ministri serb i Mbrojtës, Aleksandar Vulin sipas Policisë së Kosovës nuk është futur në territorin e Kosovës. Ani pse ai kishte paralajmëruar se do të vijë në Kosovë, por një gjë e tillë i është ndaluar atij nga autoritet kosovare, raporton Insajderi.
Marko Gjuriq dhe ministri i Arsimit i Serbisë, Mladen Sharqevit, janë dy zyrtarë të lartë të qeverisë së Serbisë që kanë ardhur në Mitrovicën e Veriut në ditën kur serbët po shënojnë përvjetorin e Betejës së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se Vulin nuk është futur në territorin e Kosovës. Ka thënë se nën shoqërimin e policisë janë duke e vizituar Kosovën.
“Jo Vulini nuk është futur në Kosovë. Të dy ministrat kanë hyrë në Kosovë me leje të lëshuara nga institucionet përkatëse, nën përcjelljen e Policisë ata janë në Mitrovicë sipas agjendës së tyre. Ata do ta vizitojnë Fakultetin Teknik në Mitrovicë, Rektoratin dhe Qendrën Spitalore, ndërsa për Vidovdan nuk kanë asgjë të përmendur në agjendë”, ka deklaruar Hoti për Insajderin.
Kujtojmë që muaj më parë pa leje ishte futur në Kosovë Marko Gjuriq ku më pas ishte dëbuar nga Policia e Kosovës. MPJ sot gjatë ditës ka parlajmëruar se nëse Vulin futet në Kosovë pa leje Policia e Kosovës do ta arrestoj atë./Insajderi.com