“Gone With the Wind” është filmi më i preferuar i Amerikës. Premiera u mbajt më shumë se 75 vjet më parë, por në një sondazh të Harris të realizuar në vitin 2008, si dhe një sondazh të ABC Neës të kryer në vitin 2011, ai ende vlerësohet si filmi më i mirë që nga viti 1939. Edhe nga fitimet që gjeneroi filmi, ai qëndron si filmi më i suksesshëm i bërë ndonjëherë, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Larg të qenit argëtim i thjeshtë e familjar, filmi është një portret admirues i një gruaje joshëse, gënjeshtare e mercenare.
Është një letër dashurie për Jugun skllavërues dhe dënon rëndë Veriun anti-skllavëri. Film që sa të hedh në komedi e sa në tragjedi. Është një romancë që e vë heroin dhe heroinën në fytet e njëri-tjetrit. Dhe është një histori që vazhdon të zgjasë gati katër orë para se të arrijë fundin e saj të papritur, të pazgjidhur.
Filmi është një përzierje preokupuese, pothuajse e paklasifikueshme e elementeve mjaft të diskutueshëm. Çudia nuk është vetëm se është filmi më i dashur i Amerikës, por që nuk është më i urryeri i Amerikës.
Potenciali për katastrofë ishte aty që në fillim. Romani mbi të cilin u bazua, nga Margaret Mitchell, ishte një bestseller – por ishte gjithashtu 1,037 faqe i gjatë. David O Selznick, një producent i pavarur, pagoi 50,000 dollarë për të drejtat e filmit, por detyra e shndërrimit të librit në një skenar ishte aq hutues sa nuk u përfundua kurrë. Skenari u shkrua dhe u rishkrua pa numërueshëm herë gjatë viteve në vijim, nga F Scott Fitzgerald ndër shumë të tjerë, por vetë Selznick vazhdonte të rishikonte dialogun çdo ditë, ndërsa filmi ishte në prodhim.
Filmi është “i shpejtë dhe joserioz”
Një hit i menjëhershëm, ai fitoi 10 Oskarë dhe u bë filmi më fitimprurës i vitit.
Filmi nuk fillon si një epokë historike me njolla gjaku, djerse dhe lotësh, por si një komedi romantike e lozonjare. Lufta Civile është në horizont, por antebellumi jugor paraqitet si “një botë e tërë që dëshiron vetëm të jetë e këndshme dhe e bukur”.
Surpriza tjetër e filmit është se edhe kur fillon Lufta Civile, toni mbetet aq i shpejtë dhe joserioz sa në fillim. Vdekja e burrit të parë të Scarlett është trajtuar si shaka: vetëm një letër e shpejt që njofton se ai ka vdekur nga fruthi, dhe më pas Scarlett shihet në veshjet e një vejushe. Në përgjithësi, është befasuese se sa i shpejtë është ky film katër orë. Trazira dramatike aq të shpejta sa ju lënë pa frymë, dhe editimi i skenave është aq i shkathët saqë vështirë se kapni një paraqitje të shkurtër nga ndonjë nga tre dasmat e Scarlett.
Pas kësaj ore të parë, megjithatë, Scarlett është përfshirë në Luftën Civile dhe gjendja shpirtërore bëhet vërtet e errët. Shikuesit që kishin shijuar çapkënllëqet romantike përballen menjëherë me skenat traumatike të punës së saj si infermiere.
Edhe më e diskutueshme është trajtimi i filmit me karakteret e tij me ngjyrë. Romani i Mitchell ishte i diskutueshëm kur u botua për herë të parë, dhe përkundër përpjekjeve të Selznick për të hequr materialin kontrovers, është akoma e dhimbshme të dëgjosh babanë e Scarlett duke e këshilluar atë, “Ju duhet të jeni e ashpër me inferiorët – veçanërisht ata me ngjyrë.”
Hattie McDaniel, e cila luajti Mammy, u bë amerikano-afrikannja e parë që fitoi një Oskar. Por dy shërbëtorët e saj me ngjyrë, Pork(Oscar Polk) dhe Prissy (Butterfly McQueen) janë karikatura të degraduara.
Një tjetër e metë zbulohet në orën e fundit të filmit, kur tregimi nuk është më për ndikimin e Luftës Civile në Jug, ose rreth dëshirës së Scarlett që përpiqet të rifitojë pasurinë e saj. Bëhet fjalë për një trekëndësh qesharak dashurie.
Ky film tashmë është larguar nga platforma amerikane HBO Max. Ky veprim i gjigantit amerikan, erdhi pasi që në vazhdën e protestave anti-raciste, kompanisë po i bëhej thirrje ta largonte nga platforma këtë film.
HBO Max ka deklaruar se filmi i 1939-tës, ishte “produkt i kohës” dhe se përshkruante “paragjykimet etnike dhe raciale” të cilat “ishin gabim atëherë, e janë gabim edhe sot”.
Nga ana e HBO-së është thënë se filmi do të rikthehet në këtë platformë në një datë të pacaktuar, “me një diskutim për kontekstin historik të filmit”. /Insajderi.com