A është ky goli i sezonit në Premier Ligë? (VIDEO)

A është ky goli i sezonit në Premier Ligë? (VIDEO)

Danny Welbeck ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm kundër ekipit të Norwich. Ky gol i dha fitoren shumë të rëndësishme ekipit të Watford.

Ish lojtari i Manchester United dhe Arsenal, ka kaluar në disa lëndime të rënda në këto 2 vitet e fundit, duke bërë që ai të mos jetë në gjendje të luaj për pjesën më të madhe të sezonit, por ky rikthim i tij në formacion, ka sjellë këtë gol që rrallë shihet të ndodhë, raporton Insajderi.

Ky gol, mund t’i sjellë ekipit të tij mbijetesën në Ligën Premier, pasi që ata radhiten në vendin e 17-të në tabelë, me vetëm 4 pikë më shumë se Aston Villa që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Insajderi.com