
Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në legjislacionin e kaluar, ka bërë një status të shkurtër në Facebook me vetëm tri fjalë, çka ngjanë në një slogan potencial të LDK-së për këto zgjedhje.
“Krejt po kthehen” ka shkruar Gashi në Facebook dhe bashkë me këtë shënim ka vendosur një foto të logos së LDK-së, njofton Insajderi.
Megjithatë, nuk është se ka shkruar diçka tjetër dhe nuk e ka sqaruar nëse ky do jetë slogani i partisë në zgjedhje.
Përafërsisht njëjtë kishte vepruar edhe Hykmete Bajrami, ministre e LDK-së në qeverinë që po shkon, duke shpërndarë sloganin “Mbesim në Lidhje”.
Të gjitha mediat e raportuan si slogan zyrtar, por pas disa orësh, kur pati një numër të madh kritikash nga njerëzit në rrjetet sociale, LDK doli zyrtarisht duke mohuar që ky të jetë slogani i partisë.
Deri më tani, kur kanë mbetur rreth një muaj nga dita e zgjedhjeve, përveç Vjosa Osmanit me sloganin “Guxo!”, asnjë grup tjetër politik nuk e ka publikuar sloganin zyrtar./Insajderi.com