A është ‘pishman’ Adelina Tahiri për operacionet plastike?

A është ‘pishman’ Adelina Tahiri për operacionet plastike?

Këngëtarët tonë janë aq aktive në rrjetet sociale sa shumica e lajmeve rrjedhin prej tyre.

Adelina Tahiri së fundmi është shumë aktive, e kësaj radhe ajo është lidhur me videot ‘live’ dhe u është përgjigjur pyetjeve të fansave.

Në një prej këtyre videove, ajo pyetet lidhur me operacionet e fundit, për të cilat edhe është komentuar shpesh në media të ndryshme.

“Nuk kam bërë operacione plastike. Kam ndërhyrë vetëm tek buzët por nuk është operacion. Megjithatë jam penduar sepse po më akuzoni sikur jam bërë e gjitha”, tregoi Adelina në video.