
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka treguar se sa i beson kryetarit të Kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli, kur dihet që ky i fundit është mik i vjetër me presidentin Hashim Thaçi.
Haradinaj në një intervistë për Insajderi, ka thënë se Veseli nuk mund ta tradhëtojë atë, por vetëm veten e tij dhe Kosovën.
“Veseli nëse më tradhëton, atëherë ai e tradhëton vetën dhe Kosovën. Me presidentin Thaci, asnjëherë nuk kam pasur probleme personale. Edhe këto mospajtimet e tanishme, nuk janë personale”, ka thënë Haradinaj.
Intervistën e plotë mund ta shikoni këtu:
Insajderi.com | Intervistë me kryeministrin Ramush Haradinaj
Insajderi.com | Intervistë me kryeministrin Ramush HaradinajCili është plani i Qeverisë për KEDS Energy-in?Cilat janë detajet ekskluzive të bisedës telefonike me shefin e NATOS, Stolenberg?Detaje ekskluzive të takimit të Haradinajt me Johanes Hahn.Çfarë thotë Haradinaj për Veton Surroin? A do të kemi qeveri teknike?Cilat janë veprimet e Limajt Veselit, të cilët nuk po mundet që t’i bëjë?Cili është premtimi i madh që PSD-ja i dha Haradinajt? Për çfarë është duke diskutuar Haradinaj me disa prej deputetëve të Lëvizja VETËVENDOSJE!?
Posted by Insajderi on Thursday, 6 December 2018