A i është shuar ‘ëndrra’ Labit për t’u bërë kryeministër!?

A i është shuar ‘ëndrra’ Labit për t’u bërë kryeministër!?

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, nuk ka arritur ta fitojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai në këto zgjedhje ka kandiduar me AAK-në dhe ka marrë vetëm 3 mijë e 867 vota, të cilat nuk janë të mjaftueshme për të siguruar ulësen e deputetit.

Labi kishte deklaruar kohë më parë në Rubikon se pretendimet e tija mund të shkojnë aq larg deri në postin e kryeministrit të Kosovës.

“Krejt me kohë, por mendoj që duhet me qenë, pse jo, nesë vjen mundësia, nuk insistoj patjetër me qenë unë mirëpo, do të garoj patjetër. Nëse jam në X partie, nëse ajo vendos që të garojë unë”, kishte deklaruar ai.

E pas dështimit për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, Tahiri është larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./Insajderi.com/