Edhe pse Kim ka premtuar në Singapor se do t'i shkatërrojë stabilimentet nukleare, xhirimet satelitore flasin ndryshe.

Në samitin e Singaporit lideri koreanoverior Kim Jong-un i ka premtuar presidentit amerikan Donald Trump se do të punojë në denuklearizim, por me atë rast denuklearizimi i Gadishullit Korean nuk është definuar qartë. Kështu xhirimet më të reja satelitore tregojnë se Pheniani po i avancon centralet për hulumtime nukleare përkundër premtimit të dhënë.
Trump javën e kaluar ka paralajmëruar fillim të shpejtë të procesit duke porositur se denuklearizimi tashmë ka filluar, mirëpo, duket se nuk është kështu.
Xhirimet më të reja satelitore tregojnë se jo vetëm që punët në centralin më të madh nuklear të Koresë Veriore po vazhdojnë, por se po punohet edhe në infrastrukturë. Xhirime jozyrtare satelitore të datës 21 qershor tregojnë se punët në avancimin e infrastrukturës në Qendrën për Hulumtime po vazhdojnë me ritëm të shpejtuar.
Koreja Veriore muajin e kaluar me një shpërthim të kontrolluar e shkatërroi centralin e vetëm për hulumtim bërthamor në të cilin ka kryer gjashtë testime atomike, gjë që ishte vlerësuar si shenjë e vullnetit të mirë para samitit. Por, duket se gjithçka do të mbetet vetëm në këtë./Insajderi.com.