
Ndarja e tyre ishte një nga më të diskutuarat për një kohë të gjatë në showbizin shqiptar.
Bëhet fjalë pikërisht për Flori Mumajesin dhe Elvana Gjatën të cilët bashkëpunuan për një kohë të gjatë nga ana profesionale por edhe për disa vite ata ishin partner me njëri-tjetrin.
Pas ndarjes duket se të dy këngëtarët kaluan vështirësi në anë profesionale e personale. Por Flori është rikthyer me muzikë dhe ka publikuar këngën e tij më të fundit “Ja ke bo vetes” në bashkëpunim me Brunon dhe i drejtohet një femre që e ka tradhtuar.
“T’i kisha dhënë më të mirat e jetës, ma ke bërë mua, ja ke bërë vetes”, është refreni i kënduar nga Bruno, ndërsa vijon: “Dhe kur me mu fleje, fshehje zemër fshehje”.