A ishte konvertuar Ibrahim Rugova në të krishterë, flet njeriu i afërt i ish-presidentit

A ishte konvertuar Ibrahim Rugova në të krishterë, flet njeriu i afërt i ish-presidentit

Shefi i Protokollit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova, Sali Cacaj, në FRONTAL të T7, përveç detajeve të ceremonisë së varrimit të presidentit Rugova, ka folur edhe për enigmën se a është konvertuar Rugova në të krishterë.

Cacaj ka thënë se nuk është në kompetencën tij që të flas për këtë, pasi e konsideron një çështje personale.

Ai ka thënë se Rugova ka respektuar të gjitha besimet dhe ka pasur raporte të mira me të gjithë.

“Vizioni i tij ka qenë i qartë. Ai e ka respektuar traditën disa shekullore, besimin e krishterë. Por në asnjë mënyrë nuk ka pasur ndonjë pakënaqësi ndaj ndonjë besimi tjetër, cilido ka qenë. Të gjithë i ka takuar, edhe hoxhën edhe shehin”, ka deklaruar ai.

I pyetur konkretisht nëse Rugova ishte konvertuar në të krishterë, Cacaj ka thënë se për këtë është më mirë që të flasin familjarët.

“Nuk kisha me deklaru më shumë, për ato gjëra pyeteni familjen. Unë nuk jam kompetent. Nuk do të kisha me folë rreth kësaj. Ajo është personale e tij, sikur është personale e imja”, ka shtuar Cacaj në FRONTAL.

Ai ka thënë se nuk është mirë që kjo çështje të rikthehet në diskutim pas 12 vjetësh.