fbpx

A janë në dijeni studentët nga Kosova për çka po protestohet në Shqipëri?

A janë në dijeni studentët nga Kosova për çka po protestohet në Shqipëri?

Në Shqipëri tash e tetë ditë studentët janë duke protestuar deri në realizimin e 8 kërkesave të tyre.

Në një vox – pop të realizuar nga Insajderi përderisa disa studentët hezitonin të flisnin, kishte nga ata që nuk ishin fare në dijeni se çka po ndodhë në Shqipëri.

“Nuk jam në dijeni”, “Hiç se di çka po ndodhë atje”, ishin disa nga përgjigjet që u dhanë.

Në një letër e cila u është drejtuar Kuvendit, Kryeministrit, Ministres së Arsimit, Universiteteve Publike, studentët që protestojnë që prej 8 ditësh parashtrojnë këto 8 kërkesa:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Evropiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

Në letrën drejtuar institucioneve thuhet se studentët do të bojkotojnë mësimin deri kur 8 kërkesat e tyre të gjejnë zgjidhje. “Kushtet janë të panegociueshme”, e mbyllin letrën studentëve.

Ndryshe, Tarifa në Shqipëri konsiderohen të jenë ndër më të lartat në Evropë për universitetet publike, në kohën kur shumë shtete si Gjermania dhe vendet e Skandinavisë kanë hequr tërësisht pagesat për shkollimin publik.

Njësoj sikurse Kosova, Shqipëria vazhdon të jetë ndër shtetet më të varfra në Evropë.

Më poshtë mund ta shikoni storien e realizuar nga Insajderi:

Studentët në Shqipëri po protestojnë –çka mendojë studentët nga Kosova?

Tash e tetë ditë studentët nga Shqipëria janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit e kryeministrisë deri në realizmin e 8 kërkesave të tyre. Gazeta Insajderi ka vendosur të dalë të flasë me studentët nga Universiteti i Prishtinës, për të parë se çka mendojnë ata për protestat e realizuar nga studentët shqiptar, a i përkrahin ato si dhe a besojnë se një protestë e tillë do të duhej të organizohej edhe në Kosovë.Ndiqeni…

Posted by Insajderi on Thursday, 13 December 2018