fbpx

A ka ndryshuar fjalët Dardan Molliqaj për Glauk Konjufcen se ai ishte në SHIK?

A ka ndryshuar fjalët Dardan Molliqaj për Glauk Konjufcen se ai ishte në SHIK?

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se qëndron ajo çfarë kishte thënë në Kuvend për deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Molliqaj kishte deklaruar se Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, me këtë të fundit që e ka paditur kolegun e tij nga radhët e PSD-së.

“Çfarëdo që kam thënë në Kuvendin e Kosovës qëndron dhe do të them edhe më tutje në Kuvend. E kam ftuar në duel televiziv. Ai ka të drejtë të mos vijë. Të gjithë ata që kanë çka të fshehin mund t’iu ikin debateve televizive por jo në Kuvendin e Kosovës. Unë do të flasë në Kuvend sepse ata janë aty. Do të flisja edhe sonte mirëpo ai nuk është këtu. Kjo shoqëri ka nevojë me ditë se kush ka qenë në SHIK. Deklaratat e mija në Kuvendin e Kosovës janë të qëndrueshme”, është deklaruar ai në Rubikon të KTV-së.

Më tutje ai ka thënë Vetëvendosje po ik nga debatet, mirëpo sipas tij s’mund të ikin nga Kuvendi.

“Ne nuk jemi subjekt që përmes rrjeteve sociale individëve të caktuar iu shkruajmë. Ne jemi të gatshëm të flasim, ata kanë bërë propagandë përmes rrjeteve sociale dhe tash po ikin. Këtë debat do ta vazhdojmë në Kuvendin e Kosovës. Unë e di që ata po donë ta mbyllin këtë debat por nuk do të mbyllet, as kjo çështje e as çështjet e tjera, rasti devollëve dhe shumë çështje të tjera, ato do të vazhdohen edhe në Kuvend edhe në Gjykata, do t’i flasim haptas”, u shpreh ai.

Më tutje Molliqaj thotë se shumë mirë që i kishte mbajtur incizimet nga mbledhjet në Vetëvendosje.

“Unë nuk kam incizuar asgjë vetë, është incizuar nga njeriu që ka mbajtur procesverbalet. Çdo njeri brenda ka pasur të drejtë t’i ketë këto materiale, shumë mirë që i kam mbajtur sepse veç tash po më kuptojnë të tjerët pse i kam mbajtur, sepse a po sheh qysh dalin edhe rrejnë”, u shpreh ai. “Ne që një vit jemi SHIK, e tash e shohim kush është SHIK”.