A ka pasur dëshmitarë në seancën përfundimtare për vrasjen e Isufajt, dhe ku mbetën provat e rastit?

A ka pasur dëshmitarë në seancën përfundimtare për vrasjen e Isufajt, dhe ku mbetën provat e rastit?

Në rastin misterioz mes Kelmendëve dhe Gashëve në Pejë, ku mbeti i vrarë Kreshnik Isufaj dhe një i plagosur, familja Kelmendi kanë dekalruar për InDoks se nuk janë thirrur si dëhsmitarë ani pse ishin në vendngjarje një nga familjarët ishte prezent  me Dritonin.

Vëllau i Driton Kelmendit, Vetoni ka thënë se asnjë thirrje nuk kanë marrë nga Prokuroria për të dëshmuar si dëshmitar okular i incidentit.

“Atë natë në lajme ka dalë raporti policor i cili thotë që i dyshuari për vrasjen e Kreshnik Isufajt është shoku i tij Fisnik Gashi. Nuk na kanë thirrë as neve as dëshmitarë kur ka jep deklaratë të nesërm kemi dëgju se e kanë arrestuar. Të nesërm Dritoni e ka përmend se kush ka qenë më të prej fillimit deri në fund as ata nuk i kanë thirr, Prokurori nuk ak dasht t’i thërrase. Prokurori i ka thënë avokatit s’po du me ti marrë, hajt po ta marrë një, duke i tregu se kjo punë shkon më të njofshëm”, ka deklaruar Kelmendi.

Kurse avokati që mbrojti në këtë rast Fisnik Gashin, Haxhi Çekaj,  ka thënë se ka pasur dëshmitar në seancë dhe beson që provat nuk janë shkatërruar as sot.

“ Mu asgjësu, kjo nuk mund të qëndrojë në asnjë mënyrë me faktin se veprimet për asgjësimin e provave, është vepër penale, jo që nuk jam pyetur po në asnjë mënyrë nuk me ka shku ndërmend një veprim i tillë, sepse organet e kanë përfunduar punën e tyre  kështu që kanë gjetur faktë dhe kanë mbledhur dëshmitë të mbledhura nga ana e dëshmitarëve të cilët janë procedurar një nga një”, ka thënë Çekaj.

Avokati i familjes Kelmendi pretendon se predha mbi të cilën dyshohet se u gjend në trupin e viktimës  u ndryshuar, pasi Gashi ishte i dyshuari parë  për vrasje.

“Janë dyshimet e bazuar mirë sipas kodit të procedurës penale që predha e cila është njxerr nga trupi i të ndjerit Isufaj, nuk ekazminu është ekzaminuar një predhë krejt tjetër sipas dëshirës, mirëpo ajo ka shkuar në favor të palës së të akuzuarit tjetër”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj po ashtu ka deklaruar arsyetimin banal mbi të cilin hetuesia vendosi që t’i asgjësojë provat.

“ Kush e ka ndërruar tashmë edhe dihet unë si avokat me nj përvojë të përparshme me policinë, aty s’ka kuhs më ndërru përveç ata që janë të angazhuar në forenzikë. Dyshimi më i madh që ta forcon gjithë këtë  është se ende pa u ngrit aktkauza hetusi ka kërkuar që nga Prokuroria ta asgjësojë të gjitha provat se nuk po ka vend ku t’i ruaj, aty nuk mundem më thënë asgjë, ga fakti që kurrë  me kërkesën time çdo seancë e kemi përserit që e dëshirojmë predhën me e pa këtu që u njxer rprej trupit që që u ekzaminu në balistikë”, ka shtuar Dreshaj/InsajderiIndoks