A ka pasur rebelim brenda PDK-së?

A ka pasur rebelim brenda PDK-së?

Zgjedhjet dhe reformat ideatore e rinore  të kryetarit të partisë, Kadri Veseli morën kahje rebeluese nga anëtarët e ‘vjetër’.

Kthimi mbrapa të njerëzve të ‘vjetër’ bëri që Kadri Veseli t’i liroj  nga detyra të gjithë individët nga partia e tij që aktualisht gjenden në funksione partiake apo funksione në institucione, që përballen me aktakuza për vepra të ndryshme penale, gjegjësisht për keqpërdorim të detyrës, korrupsion dhe nepotizëm. Veseli theksoi se kishte premtuar se do të angazhohej fuqishëm në luftën kundër dukurive negative dhe keqpërdorimeve të ndryshme.

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga PDK-ja ka folur për zgjedhjet e brendshme në PDK.

“ I kemi mbajtur zgjedhjet me forcu partinë demokratike më i dhënë fuqizim organeve të brendshme të partisë, realisht jemi në kompletim të strukturës, janë ndarë detyrat”, ka thënë Gjoshi.

Gjoshi ka theksuar se cilat ishin masat parandaluese të PDK-së  për të mos pasur rebelime në parti.

“ Ne më kohë e kemi evituar këtë problem, kemi bërë dy grupe, kanë  qenë një grup strategjik  me kryesi të nëndegët paraprake të PDK, ka qenë e pamundur me ardh dikush që nuk ka qenë në PDK, kemi bërë bexhe dhe dokumente identifikimi me lista të pjesëmarrësve”, ka thënë Gjoshi.

InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet. Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare. Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë.