A kanë filluar lidhje Fifi dhe MC Kresha?

A kanë filluar lidhje Fifi dhe MC Kresha?

Një ndër këngët më të dashura për publikun në “Kënga Magjike” ishte padiskutim “Psikopatja jote” e Fifit dhe Mc Kreshës e cila jo më kot u zgjodh si kënga më e pëlqyer në internet.
Përveç çantës së shpinës së Mc Kreshës, një gjë që i pëlqeu shumë publikut ishte performanca e dy artistëve, shikimet e të cilëve bënë që të nisnin thashethemet se dyshja janë në një lidhje. Por çfarë ka mes tyre?

Kresha është shprehur për “Thumb” se është thjesht aktrim ndërsa Fifi u përgjigj se jeta e tyre private nuk i përket askujt.

“Ne jemi dy shokë, dy artistë dy njerëz që kemi shumë kimi bashkë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Të tjerat ndoshta edhe s’u përkasin juve”, u shpreh Fifi.