A mund të ketë efekte anësore vaksina kundër Covid 19?

A mund të ketë efekte anësore vaksina kundër Covid 19?

Lajmin për krijimin e një vaksine kundër Covid 19 ishim duke e pritur që nga fillimi i këtij viti, kur epidemia mori përmasa globale.

Michelle Roberts, editore e BBC Health përgjigjet në disa nga pyejtet për vaksinën ndaj Covid, raporton BBC, shkruan Insajderi,

A është e padëmshme vaksina dhe a ka efekte anësore?

Vaksinat e reja gjithmonë kalojnë nëpër teste të sigurisë. Secili trajtim mjekësor ka efekte anësore të vogla dhe vaksina nuk është përjashtim.

A ka ndonjë dëshmi që vaksina e gripit në 2019 dhe 2020 të mbron nga Covid?

Vaksina kundër gripit sezonal nuk do të ju mbrojë nga Covid.

A do të jetë efektive vaksina nëse virusi ndryshon?

Virusi mund të ndryshojë mirëpo kjo nuk do e bëj vaksinën më pak efektive. Varet sa të mëdha janë këto ndryshime dhe nëse do të afektojnë atë pjesën e virusit që vaksina është e dizajnuar ta zvogëlojë./Insajderi