A mundet meditimi dhe joga të largojnë dhimbjen e shpinës

A mundet meditimi dhe joga të largojnë dhimbjen e shpinës

Kjo mund të duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, mirëpo një studim i ri tregon që joga dhe meditimi është po aq efikase sa edhe terapia kognitive, një teknikë që përfshin relaksimin dhe edukimin.

Të dyja këto teknika rezultojnë të jenë më efektive sesa të marrësh ndonjë pilulë për dhimbje, që e pushon vetëm përkohësisht, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Hulumtuesit krahasuan një grup prej 229 të rritursh të moshave mes 20 dhe 70 me dhimbje afatgjatë të fundit të shpinës.

Gjysma e tyre iu nënshtruan sesioneve që zgjatën 8 javë ku përshiheshin yoga dhe meditimi dhe teknika të tjera për reduktimin e stresit, ndërsa grupi tjetër vazhduan të marrin kujdesin e zakonshëm ku përfshihej ibrofeni dhe medikamente të tjera kundër dhimbjes.

Hulumtuesit mësuan se në fund të kursit 8 javësh, 47% e atyre që ishin në grupin e meditimit dhe yoga’s raportuan se dhimbja ishte më e lehtë duke u bazuar në faktorë si vështirësia në të ecur dhe në bërjen e aktiviteteve të përditshme. 52%  e të njejtit grup raportuan më pak dhimbje. Të dy grupet ndiheshin shumë më mirë se sa grupi që mori medikamentet e zakonshme të dhimbjes.

“Rezultatet konfirmojnë që teknikat e meditimit dhe terapisë kognitive janë efektive për zvogëlimin e dhimbjes kronike të shpinës”, thotë Daniel C. Perkin, autorja drejtuese e studimit që u publikua të martën në American Medical Association.

Ky lloj terapie tashmë ka filluar të rekomandohet edhe në guidat më të zhvilluara si psh ajo e American College of Physicians dhe American Pain Society, sipas të cilave sugjerohet që doktorët të konsiderojnë terapinë bashkë me opsione alternative si akupuntura, terapia e masazhit dhe terapia e ushtrimeve për pacientët me dhimbje kronike shpine./Insajderi.com