A na mashtruan Amerikanët se shkuan në Hënë?

A na mashtruan Amerikanët se shkuan në Hënë?

Filmi 2001:A Space Oddysey i regjisorit të famshëm Stanley Kubrick, i realizuar në vitin 1968, për vite me radhë kishte ngritur teori të ndryshme konspirative, nëse Nasa njëmend ka shkuar në Hënë apo na ka gënjyer gjatë gjithë kohës. Teoria tjetër që ishte ngritur është se nëse vërtet filmi ishte xhirim filmik, apo një incizim i astronautëve tek sa ata shkonin në Hënë.

Të gjitha këto dyshime janë ngritur për shkak se ky film ishte realizuar në mënyrë aq perfekte, përkundër teknologjisë së mangët të asaj kohe. Filmi i ka gjithsej 149 minuta, 88 prej tyre janë pa komunikim por vetëm imazhe të udhëtimit në hapësirë.

Të gjitha këto teori konspirative, janë vërtetuar me kohën dhe e vërteta është se, Stanley Kubrick është regjisori më i mirë i të gjitha kohërave. Të paktën kështu konsiderohet edhe nga regjisorët e ditëve të sotme./Insajderi.com