A po harrohen të prekurit nga sëmundja e sklerozës nga shteti?

A po harrohen të prekurit nga sëmundja e sklerozës nga shteti?

Mbi 1 mijë persona në Kosovë janë të prekur nga sëmundja skleroza multiple (sëmundje në sistemin nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme). Nga ky numër vetëm 100 persona trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin kryetari i Shoqatës së pacientëve me sklerozë multiple, Labinot Demi.

“Në Kosovë janë mbi 1 mijë e 100 apo 200 persona të prekur me sklerozën multiple, 100 vetëm trajtohen me një terapi që është metaferoni ndërsa diku 500 persona janë në listë të pritjes që më shumë se 3 – 4 -5 vjet nuk e di edhe saktë sa ndërsa pjesa tjetër janë veç tu prit”, është shprehur ai.

Klikoni këtu për t’a parë videon:

Gjatë intervistës, Demi i cili njëherit është edhe vet është i prekur nga kjo skleroza multiple ka treguar se çka është kjo sëmundje dhe tek cilat moshat shfaqet më shumë si dhe për momentin kur ai diagnositifikua.

Demi ka theksuar se teprapitë për trajtimin e kësaj sëmundje janë tejet të kushtueshme.
“…ma e lira diku kushton 500-600 euro dmth që i bien 6-7 mijë euro në vjet ndërsa ka që kushtojnë diku deri në 30 mijë euro në vjet”, tha ai.

Më poshtë e ndiqni intervistën e plotë me Labinot Demin: