A po mungon Vjosa Osmani në takim me VV-në?

A po mungon Vjosa Osmani në takim me VV-në?

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje sot po e zhvillojnë takimin e radhës për arritjen e marrëveshjes për koalicion, shkruan Gazeta Insajderi.

Takimi ka filluar rreth orës 16:00 dhe po mbahet në Kuvendin e Kosovës ndërsa në fotografinë e shkrepur, nga LDK, shihen kryetari i partisë, Isa Mustafa, nënkryetarët, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe zëdhënësi, Besian Mustafa.

Aty, siç duket po mungon kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.

Gazeta Insajderi ka tentuar vazhdimisht ta konfirmojë mungesën e Osmanit në takim, mirëpo zyrtarët e kësaj partie kanë qenë të paqasshëm.