Presidenti i Brazilit ka refuzuar ndihmën prej 20 milionë dollarëve, të cilët i kanë dedikuar për luftë kundër zjarreve në Amazoni liderët e G7. Jair Bolsonaro i ka akuzuar vendet më të pasura në botë për politikë kolonialiste ndaj Brazilit.
Presidentit francez Emmanuel Macron i vjen keq që Brazili ka refuzuar ndihmën ndërkombëtare për shuarjen e zjarreve në Amazoni, duke thënë se paratë janë të dedikuara për nëntë vende në rajon dhe se kjo është një shenjë e miqësisë e jo “të agresivitetit”.
Duke folur për televizionin francez pas samitit të G7, ai ka pranuar se Evropa ka një pjesë të fajit për presionin e bujqve ndaj pyjeve tropikale me atë se importon sojë nga Brazili.
“Ne respektojnë sovranitetin tuaj. Ky është vendi juaj. Mirëpo pyjet tropikale të Amazonisë janë çështje e cila i përket gjithë planetit. Ne mund t’ju ndihmojë në pyllëzim. Mund të gjejmë mjete për zhvillimin tuaj ekonomik i cili është në përputhje me baraspeshën e natyrës, por nuk mund t’u lejojmë që të shkatërroni gjithçka”, ka thënë Macron.
Shumica e liderëve nuk pajtohen me qëndrimin e presidentit brazilian.
“Jemi plotësisht të vetëdijshëm se Amazonia është shpirti kyç për shëndetin e gjithë botës. Pra, në vend se të grindemi në lidhje me këtë çështje, duhet të bashkëpunojmë”, ka thënë presidenti i Kilit Sebastian Pinera.
Në ndërkohë, zjarret po përhapen në pjesët e Amazonisë në Bolivi. Zjarri ka kapluar më shumë se 800 mijë hektarë të pyjeve tropikale në rrethinë e qytetit Santa Kruz. Vetëm për 24 orët e fundit kanë shpërthyer 646 zjarre të reja. Dyshohet se shumica e këtyre zjarreve është vënë qëllimisht.
“Me zjarrin po luftojmë ne të cilët nuk kemi djegur. Mirëpo, dikush i ka vënë këto zjarre. Këta janë kriminelë të cilët vijnë e ndezin zjarrin i cili pastaj po zgjerohet në mënyrë të pandalshme”, thotë fermeri Claudio Nunes.
Mirëpo, zjarret në Amazoni nuk janë të vetmet të cilët aktualisht po e kërcënojnë shëndetin e planetit Tokë. Gjatë dy ditëve të javë së kaluar Angola ka pasur tri herë më shumë zjarre sesa Brazili, ka publikuar agjencia Bloomerang në bazë të dhënave “Verder Sorsa”. Të dhënat flasin se në Angolë ka pasur 6.902 zjarre, ndërsa në Republikën Demokratike të Kongos fqinje edhe 2.395 tjera, në krahasim me “vetëm” 2.127 në Brazil./Insajderi.com.