A po shkon vendi drejt zgjedhjeve – kjo figurë e PDK’së thotë se do jetë kryeministër i ardhshëm

A po shkon vendi drejt zgjedhjeve – kjo figurë e PDK’së thotë se do jetë kryeministër i ardhshëm

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi, është aktivizuar jashtëzanonisht shumë kohëve të fundit në facebook. Vetëm gjatë ditës së sotit, në dy postimet e tij, ai ka kërkuar propozime për partinë e re se ku mund të kontribuonte,ndërkohë vetëm disa orë më pas, në një publikim tjetër ka paralajmëruar zgjedhje të reja, dhe ka lënë të kuptohet se ai mund të jetë kandidati i ardhshëm për kryeministër të Kosovës, shkruan Periskopi.

Ky aktivizim i Ibrahimit mund të jetë edhe një tregues i madh qe Kosova mund te shkojë në zgjedhje, pasiqë rëndom dihet që ‘zëri i rinisë’ në Kosovë aktivizohet në kohë krizash dhe zgjedhjesh.

“Te dashur miq ju falenderoj per qindra komente, mesazhe, ide dhe rekomandime ne keto pak ore. Ju garantoj se edhe kesaj radhe do te angazhohem maksimalisht qe zeri yne te degjohet.

Edhepse secili e ka partine e tij te preferuar – dua qe ta kujtoni se partite politike jane me shume se emrat dhe logot e tyre, kurse synimi yne i perbashket eshte me i larte se politikat ditore.

Politika mund te jete art dhe shkence, por pa njerezit eshte asgje – une i besoj njeriut qe do te na prije pergjat sfidave qe na presin si shtet. Shume respekt, shume dashni per secilin prej juve.

P.S. Kryeministri i ardhshem eshte gati!” ka shkruar Ibrahimi në profiling tij në facebook.

Ibrahimi kishte kaluar nga LDK-ja në PDK gjatë vitit 2017, dhe si duket tashmë është i gatshëm që të marr detyra edhe më të mëdha sesa kur ishte në LDK dhe drejtonte rininë e asaj partie politike.

  • Emisionin Patriotët e Çmendur të InDoks, shikojeni në këtë LINK