A po zgjidhet më në fund misteri i vrasjes së Olof Palme-s pas 34 vjetëve?

Një prej atentateve më misterioze në botë, vrasja e kryeministrit suedez Olof Palme para 34 vjetëve ndoshta më në fund do të zgjidhet.

A po zgjidhet më në fund misteri i vrasjes së Olof Palme-s pas 34 vjetëve?

Kryeprokurori në këtë rast Christer Pettersson ka deklaruar se “është i bindur se mund të paraqesë se çfarë ka ndodhur dhe kush është përgjegjës”.

“Qëllimi im është ta paraqesë (aktakuzën në lidhje me këtë rast) në gjysmën e parë të vitit 2020”, ka thënë Pettersson për televizioni suedez SVT. Ai ka theksuar se është optimist për këtë çështje.

“Kemi punuar shumë dhe kemi gjurmë të cilëve i besojmë shumë”, ka pretenduar Pettersson.

I pyetur se a janë hetimet afër zgjidhjes së rastit, Pettersson është përgjigjur: “Po, sipas mendimit tim, po”.

Pettersson, i cili nuk e ka emëruar të dyshuarin e mundshëm, nuk ka precizuar se kur do të publikohet aktakuza, ai ka pretenduar se, “në të kundërtën rasti do të mbyllej”, transmeton AP.

Palme është vrarë në Stokholm më 28 shkurt 1986 pasi ishte duke u kthyer nga kinemaja me bashkëshorten e tij Lisbeth.

Lisbeth Palme ishte plagosur në sulm, e më pas e ka identifikuar sulmuesin si Christer Petersson, i cili është dënuar për vrasje të Palmerit. Mirëpo ky aktgjykim më vonë është anuluar, dhe atentati ka mbetur si mister i pazgjidhur.

AP përmend edhe rastësinë e ngjashmërisë së emrave të akuzuari dhe të prokurorit, megjithëse dallimi është se mbiemri i prokurorit shkruhet Pettersson, ndërsa i të dyshuarit, i cili në ndërkohë ka vdekur, shkruhet Petersson./Insajderi.com.