A u bë xheloze gruaja e Bujar Qamilit pas skenave “joshëse” me Luanën – flet këngëtari

A u bë xheloze gruaja e Bujar Qamilit pas skenave “joshëse” me Luanën – flet këngëtari

Bujar Qamili flet për “xhelozinë” e gruas së tij ndaj Luanës Ripërpunimi i hitit “Mi dhe flakë mallit” nga Bujar Qamili dhe Luana Vjollca u prit shumë mirë nga publiku.

Intepretuesi i kësaj këngë, këngëtari i mirënjohur, Bujar Qamili sonte në emisionin “21 gradë”, në RTV 21 tregoi se si lindi bashkëpunimi.

Ideja ishte e Luanës, madje Bujari tha se ajo e kishte ftuar në një darkë të shtrenjtë kur i kishte propozuar për këtë projekt.

“Unë jam shumë marakli i peshkut dhe ha peshkun shumë, mirëpo thash hajt se po porosis ndonjë levrek apo kockë, jo tha (Luana) porosinë do ta bëj unë tha do të hash një peshk që ndoshta ti se ke provu asnjëherë…ai ishte peshk dhe bënte gati 70 euro pijata”, tregoi Qamili duke shtuar se i kishte pëlqyer shumë.

Ajo foli edhe për videoklipin e këngës dhe “ sherri” që i kishte pasur me gruan pas skenave në klip.

Bujari tha se klipi ishte realizuar në Prishtinë. “ Filloi Luana me ato lëvizjet e veta fantastike herë knej herë anej..”, tregoi Qamili duke qeshur se gruaja e tij kishte xhelozuar kur kishte parë se si Luana i afrohej atij në klip.

“Çka është kjo mor më tha, i thash verë moj grua verë është”, tha ai. Kënga “Mi dhe flakë mallit” tim është realizuar vitin e kaluar në qershor të vitit të kaluar dhe ka mbi 13 milionë klikme në youtube.