AAK dhe Nisma gjobiten me nga dy mijë euro për organizim të tubimeve

AAK dhe Nisma gjobiten me nga dy mijë euro për organizim të tubimeve

Dy parti politike në Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate janë gjobitur me nga dy mijë euro nga Komuna e Prishtinës, njofton Insajderi.

Të dyja këto subjekte kanë organizuar tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, teksa shtoi se janë duke vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të masave.

“Askush mbi ligjin! Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi.

Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Insajderi.com