AAK do të futë në garë për deputet edhe kryetarët e Komunave të Kosovës që udhëhiqen nga kjo parti

AAK do të futë në garë për deputet edhe kryetarët e Komunave të Kosovës që udhëhiqen nga kjo parti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),duket se është duke u bërë gati për zgjedhje. Nga AAK kanë deklaruar se në listën e kandidatëve për deputetë të futen edhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga kjo parti.

Në një bisedë për Gazetën Blic, nënkryetari i AAK-së njëherësh shef i deputetëve të kësaj partie, Ahmet Isufi, ka thënë se AAK në listën e kandidatëve për deputetë do t’i ketë kuadrot më të mira në vend, duke shtuar se nuk e përjashton mundësinë që në garë të futen edhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga AAK.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i ketë në listën e saj kuadrot më të mira qoftë në nivelin qendror, qoftë në nivelin lokal, por kjo do të vendoset në Këshillin Drejtues. Nuk përjashtohet mundësia që në listë të jenë edhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga AAK. Pritet ditëve në vazhdim të vendoset gjithçka”, ka thënë Isufi.

Me këtë vendim, i bie që kryetarët e komunave të Klinës, Obiliqit, Deçanit, Gjakovës, Suharekës, Junikut dhe Rahovecit, do të futen në garë për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Zenun Elezaj udhëheq me Komunën e Klinës, Xhafer Gashi me atë të Obiliqit, Ardian Gjini me Gjakovën, Smajl Latifi në Rahovec, Agron Kuçi në Junik dhe Bali Muharremaj qeverisë me Komunën e Suharekës.

AAK dëshiron që përmes këtij vendimi të jetë më e fortë në zgjedhje.

Kjo parti synon që në zgjedhje të futet e vetme, teksa kandidat për kryeministër do të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj./ Insajderi.com