AAK do të ndjek rrugët ligjore Pasi nuk iu certifikua lista zgjedhore nga KQZ

AAK do të ndjek rrugët ligjore Pasi nuk iu certifikua lista zgjedhore nga KQZ

Lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate nuk është certifikuar nga KQZ-ja, njofton Insajderi.

Kjo për shkak se këto parti nuk kanë larguar kandidatët që kanë pasur dënime.

Pas këtij vendimi të KQZ-së, ka ardhur edhe reagimi nga përfaqësuesi i AAK-së në KQZ.

Ibrahim Selmanaj tha se do të vazhdojnë të ndjekin rrugët ligjore.

“AAK nuk ka votë kundër njerëzve të cilët do të kandidohen dhe procesi duhet të vazhdojë mbi bazën e asaj qysh edhe i kemi ndërtuar dhe i kemi ligjet e aplikuara në Kosovë. Unë uroj secilin subjekt politik të jetë i suksesshëm në garë dhe iu uroj të gjithëve dhe atyre të cilët nuk kaluan sot do të filtrohen dhe do të jenë në garë”, tha ai./Insajderi.com