“AAK do t’i ketë katër ministra në qeverinë e re”

“AAK do t’i ketë katër ministra në qeverinë e re”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka folur sot për hisen që do të ketë partia e Ramush Haradinajt në qeverinë e re të Kosovës.

Si mysafir në Frontal, në T7, Tolaj ka thënë se emrat e përfaqësuesve të AAK-së nuk dihen, por numri po.

“Emrat nuk dihen, por vetëm është diskutuar se në proporcion me fuqinë politike, AAK do t’i ketë katër ministri. Do të jenë gjithsejtë 15 ministri, 12 ministri partitë shqiptare, do të ketë 35 deri 40 zv.ministra”, ka thënë Tolaj.

Po ashtu, Tolaj ka bërë të ditur se asjnjë prej deputetëve, e as kryetarëve të komunave nga AAK-ja nuk do të bëhen Ministra.

“Është propozim konkret që të gjithë deputetët do të vazhdojnë punën e tyre si deputet, por edhe kryetarët e komunave ashtu do të veprojnë”, ka thënë Tolaj në T7.