AAK “hidhërohet” me PDK-në, thotë se ka raporte të mira vetëm me këto parti politike  

AAK “hidhërohet” me PDK-në, thotë se ka raporte të mira vetëm me këto parti politike  

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si duke është “hidhëruar” me parterin e saj të koalicionit Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Besnik Tahiri, sekretar i AAK, ka thënë se partia e tij në zgjedhjet e ardhme do të kandidojë si subjekt i vetëm politikë, derisa ka përmendur që ka raporte të mira vetëm me tri parti politike, Partinë Socialdemokrate (PSD), Nisma Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re (AKR).

Duke mos përmendur partnerin e saj të koalicionit Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhje synon të garojë vet dhe t’i fitojë zgjedhjet parlamentare. Si subjekt politik dhe si strukturë organizative politike asnjëherë nuk kemi qenë më të fortë dhe të konsoliduar. Ne kemi marrëdhënie të mira politike me PSD, NISMA dhe AKR. Bashkëpunimi ka qenë korrekt dhe partneriteti politik në nivel kolegial”, ka thënë Besnik Tahiri për Express.

Tahiri ka thënë se ata presin vetëm vendimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi që të nis konsultimet me partitë politike dhe të shpall sa më shpejt zgjedhjet.

“Presim që Presidenti Thaçi të nis konsultimet me parti dhe sa më shpejt të shpall zgjedhjet për të evituar vakum të mundshëm institucional. Ashtu siç e ka potencu edhe kryeministri Haradinaj, është me rëndësi që mandatin që tani e ka populli të ushtrohet nga sovrani sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Tahiri.

Ramush Haradinaj, ka njoftuar të premten se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit, pasi që tha se i kishte ardhur ftesa nga Gjykata Speciale, për tu intervistuar rreth dyshimeve për krimet e luftës në Kosovë gjatë viteve 98-99. /Insajderi.com