Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është kundërpërgjigjur politikanes serbe në vend, Rada Trajkovic e cila kishte deklaruar se “AAK ka bërë kurdisjen e deputetëve të minoriteteve për zgjedhjen e Ramush Haradinaj si president”.
Kjo është mohuar kategorikisht nga AAK e cila pretendon se Trajkovic “jep deklarata pompoze për të qenë në qendër të vëmendjes”.
Këtë deklaratë të saj e quajtën “të tepërt”, përcjell Insajderi.
“Problemet që komuniteti i saj i ka brenda llojit, nuk duhet t’i adresojë dhe të hedh fajësinë tek të tjerët, e më së paku te një organizatë e dëshmuar për transparencë e konsistencë në tërë historinë e saj politike”, thuhet në kumtesë.
Shtuan që të gjitha format e AAK-së për ta zgjedhur Haradinajn president janë transparante.
“Që nga nominimi i kryetarit Ramush Haradinaj si kandidat për President të Republikës, secili veprim i AAK-së në realizimin e këtij qëllimi, që ne e konsiderojmë të nevojshëm për Kosovën, ekuilibrin e pushtetit dhe ruajtjen e demokracisë, ka qenë plotësisht transparent dhe i njohur për qytetarët”.
Partia që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, deklaroi se “nuk do të bllokojnë konsituimin e institucioneve”. /Insjaderi.com