AAK ia merr një asamblist Vetëvendosjes në Mitrovicë

AAK ia merr një asamblist Vetëvendosjes në Mitrovicë

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosjes në Mitrovicë, Faton Feka.

Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në Facebook të AAK-së.

“Sekretari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Faton Feka, sot iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për ta vazhduar rrugëtimin e tij politik”.

“Aderimet e shumta po tregojnë që Aleanca është dera e vizionit për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës”, thuhet në njoftim.