AAK-ja e emëron Ali Krasniqin udhëheqës të degës në Obiliq

AAK-ja e emëron Ali Krasniqin udhëheqës të degës në Obiliq

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që deri në Kuvendin zgjedhor degën e saj në Obiliq ta udhëheq Ali Krasniqi.

Ky vendim është marrë të enjten, gjatë një vizite që i ka bërë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj degës së partisë në Obiliq.

Vendimi është marrë dy ditë pasi kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i degës së AAK-së në Obiliq dhe nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë e tij brenda strukturës së AAK-së si në nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror, ndërkohë që angazhimet si kryetar i komunës së Obiliqit do t’i vazhdojë.

“Haradinaj gjatë këtij takimi së bashku me zyrtarët dhe aktivistët e degës së Obiliqit, kanë zgjedhur që në krye të partisë të jetë Ali Krasniqi, deri në Kuvendin e ardhshëm. Aleanca fuqishëm e përkushtuar për të mirën e qytetarëve të Kastriotit! Në takim me zyrtarë dhe aktivistë të Aleancës në Kastriot, u vendos që deri në Kuvend, degën ta udhëheq z. Ali Krasniqi nga Breznica.

Ai është ekonomist me profesion dhe invalid i luftës së UÇK-së. Z. Krasniqi ka marrë përsipër edhe identifikimin e personave që do të përbëjnë listën kandiduese për Kuvendin Komunal si dhe kandidatit të Aleancës për kryetar të Komunës, drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme komunale në vjeshtë të këtij viti’, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Insajderi.com