AAK-ja nuk kthehet në Kuvend

AAK-ja nuk kthehet në Kuvend

Sekretari organizativ i AAK-së, Blerim Kuçi, ka thënë se partia që drejtohet prej Ramush Haradinajt, nuk do të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe nuk do të jetë pjesë e hartimit të statutit të Asociacionit për komunat me shumicë serbe.

Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se aktorëve të njëjtë nuk duhet t’u jepet shansi për ta rregulluar statutin e kësaj marrëveshje.

Kuçi ka vlerësuar se protesta e 14 majit është një mundësi për Qeverinë për të reflektuar dhe për ta çuar vendin në zgjedhje.

Kuçi ka konfirmuar se ka pasur takime në mes të zyrtarëve të AAK-së dhe PDK-së, por me praninë ndërkombëtare. Sipas tij, qëllimi i këtyre takimeve ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.