AAK në Pejë: Dorëheqja e Gazmend Muhaxherit nuk mjafton

AAK në Pejë: Dorëheqja e Gazmend Muhaxherit nuk mjafton

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, ka reaguar pasi një zyrtar administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në Pejë, është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve, njofton Insajderi.

Nga kjo parti kanë thënë se dorëheqja e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit nuk mjafton.

Sipas tyre, Muhaxheri duhet sa më shpejtë të largohet nga menaxhimi i parasë publike.

Madje, ata kanë kujtuar edhe dënimin me burg që iu është shqiptuar të hënën ish-shefit të kabinetit të Muhaxherit.

“Gazmend Muhaxheri bashkë me klikën e tij, duhet sa më shpejt të largohen nga menaxhimi i parasë publike. Dorëheqja nuk mjafton. Mjaft zhvatet qytetarët. Ftojmë prokurorinë që të hetohet  çdo dosje e dyshimtë e profilit korruptiv. Ftojmë prokurorinë të hetojë çdo zyrtar të komunës së Pejës që kanë precedent penal dhe dyshim të prejardhjes së pasurisë”, thuhet në reagimin e AAK-së./Insajderi.com

Dje ju dënua me burg shefi i tij i kabinetit për korrupsion duke dëmtuar buxhetin e shtetit me 10 mijë euro, sot ju…

Posted by Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Pejë on Tuesday, March 2, 2021