AAK prezanton kandidatin për kryetar të Prishtinës

AAK prezanton kandidatin për kryetar të Prishtinës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se Arbër Vllahiu do të jetë kandidati i saj për kryetar të Prishtinës.

Njoftimi është bërë në një konferencë për media.

Vllahiu i është bashkuar AAK-së para zgjedhjeve parlamentare, ndërsa në të kalaurën ka qenë këshilltar i ish-presidentes Atifete Jahjaga.

Ai në këtë garë do të ballafaqohet me kryetarin aktul, Shpend Ahmetin, nga Lëvizja Vetëvendosje. LDK, PDK dhe partitë e tjera ende nuk kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor./Insajderi.com