AAK proteston kundër heqjes së taksës, i ‘dërgojnë’ Kurtit plazma keksa

AAK proteston kundër heqjes së taksës, i ‘dërgojnë’ Kurtit plazma keksa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbajti aksion simbolik kundër heqjes së taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Naim Ramizi, njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti tha se reciprociteti është kamuflim dhe sa për t’i mashtruar qytetarët.

“Na ktheni të zhdukurit, jo mallrat serbe”, “Me largimin e taksës, mua më largon nga puna”, “Populli nuk harron, Serbia nuk kalon”, janë disa nga pankartat që janë vendosur në rrethojat e Qeverisë nga përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Aty janë vendosur edhe pankartat e tjera si “Largimi I taksës armatosë Serbinë, len pa punë rininë”, “ Se japim tregun pa njohje”, “Ku është kërkim falja, ku janë të pagjeturit”, e të tjera.