AAK publikon emrin e kandidatit për kryetar të Pejës

AAK publikon emrin e kandidatit për kryetar të Pejës

Rrustem Berisha do të jetë kandidat për kryetar të Pejës nag Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar  nëpërmjet një postimi në Facebook zyrtari i AAK-së, Arbër Totaj.

“Sot, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Pejë, me vota unanime zgjodhi kandidatin për Kryetar të Komunës së Pejës”.

Partia që drejtohet nga Ramush Haradinaj po publikon emrat e kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet e lokale të këtij viti.

Daut Haradinaj do ta synojë Prishtinën e Besnik Tahiri Podujevën. /Insajderi.com