AAK publikon emrin e kandidatit për kryetar të Vushtrrisë

AAK publikon emrin e kandidatit për kryetar të Vushtrrisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kandiduar për kryetar të Vushtrrisë, Mensut Ademi, njofton Insajderi.

Ky vendim është marrë nga kryesia e kësaj partie dhe Haradinaj tregoi se çfarë ka biseduar në atë mbledhje, pos tjerash.

“Aleanca ofron ndryshimin që e kërkojnë qytetarët! Sot në mbledhjen e Kryesisë së Aleancës diskutuam për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend. Informova Kryesinë për takimin që kisha sot me Kryeministrin Kurti, kërkesat dhe shqetësimet që i kam paraqitur, përfshirë temat e dialogut dhe qëndrimit të qeverisë rreth Luftës Çlirimtare”, ka thënë Haradianj.

Partia Haradinaj, ka filuar që të merret me zgjedhjet lokale që mbahen këtë vjeshtë.

Kryetari Aleancës tregoi se kush do t’i pri garës për të parin e Vushtrrisë.

“Ademi është Doktor i Shkencave Penale dhe Kriminologjisë, ligjërues në disa universitete publike e private në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Evropë dhe Amerikë. Ai është themelues i Asociacionit të Kriminologëve të Kosovës (AKK), Kriminologëve të Ballkanit Perëndimor (ËBC), e gjithashtu është anëtar i shoqatave të kriminologëve në Amerikë, Europë dhe Azi”, tha Haradinaj. /Insajderi.com